Politike

Xhamia e Namazgjasë hap dyert, Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Kreu i qeverisë falënderoi presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke cilësuar si mik të çmuar për shqiptarët.

10 Tetor 2024, 17:36 Nga I.A
Xhamia e Namazgjasë hap dyert, Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, tha se kujdestari i Xhamisë do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja. Kreu i qeverisë falënderoi presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke cilësuar si mik të çmuar për shqiptarët.

“Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim e as ndalim drejt majës ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në një Shqipëri të denjë e të mirë për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine e ideje”, tha Rama.

edi rama bilal teqja

Sondazh

Poll