Politike

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim të përbashkët, Netanyahu vijon sulmet barbare në Gaza dhe Liban

Erdogan tha se qeveria izraelite vazhdon sulmet e saj barbare ndaj fëmijëve, grave, minorenëve si dhe të moshuarve në Palestinë dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij sulmuese, barbare, agresive në drejtim të Libanit. 

10 Tetor 2024, 17:32 Nga M.B
“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje
Recep Tayyip Erdogan

TIRANA- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan foli gjatë inagurimit të xhamisë së Namazgjasë dhe për luftën në Lindjen e Mesme. Erdogan tha se qeveria izraelite vazhdon sulmet e saj barbare ndaj fëmijëve, grave, minorenëve si dhe të moshuarve në Palestinë dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij sulmuese, barbare, agresive në drejtim të Libanit. 

Ai shtoi se është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, të qëndrojnë kundra terrorizimit shtetëror për të cilën aplikohet nga Izraeli në Palestinë. Gjithashtu Erdogan tha se qeveria e Izraelit dhe e Netanyahu ka treguar serish se nuk ka ndërmend të vendosë paqen atje në rajon dhe së fundmi e tregoi qartë duke e sulmuar dhe shtetin e Libanit. 

Nga xhamia e Namazgjasë, Erdogan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar se ndaj myslimanëve duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje dhe ne nga ana tjetër duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët, tha ai.

Pjesë nga fjala e Erdogan:

Të dashura motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Siç e dini dhe ju, ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit i cili është startuar nga Izraeli në Gaza dhe në territoret e saj të pushtuara, në tokat palestineze.

Janë 50 mijë vëllezër tanë të pafajshëm palestinezë të cilët kanë rënë martirë, shehidë, janë vrarë në sulmet e Izraelit si dhe mbi 100 mijë janë plagosur. Janë bombarduar xhami, kisha, shkolla, universitetet dhe vendet e pazarit të tregut apo të punës ku ata ushqeheshin. Qeveria izraelite vazhdon sulmet e saj barbare ndaj fëmijëve, grave, minorenëve si dhe të moshuarve në Palestinë dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij sulmuese, barbare, agresive në drejtim të Libanit.

Është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, të qëndrojnë kundra terrorizimit shtetëror për të cilën aplikohet nga Izraeli në Palestinë. Qeveria e Izraelit dhe e Netanyahu ka treguar serish se nuk ka ndërmend të vendosë paqen atje në rajon dhe së fundmi e tregoi qartë duke e sulmuar dhe shtetin e Libanit.

Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë dhe një herë dua t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar nga ky vend i shenjë, nga këtu edhe një herë ndaj myslimanëve duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje dhe ne nga ana tjetër duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët. I ndodhur brenda këtyre mendimeve dhe ndjenjave i lutem Allahut Xheleshanuhu të gjitha adhurimet, duatë, që do bëhen në këtë xhami të pranohen tek i madhi Zot. Shpresoj që xhamia jonë e Namazgjasë të jetë e hairit, të sjellë dobi për myslimanët shqiptarë, për myslimanët e mbarë Ballkanit. Ju përshëndes dhe ju falënderoj përzemërsisht, me ndjenjat e mia më të përzemërta, më të thella, me respekt, me konsideratë dhe me dashuri!

erdogan

Sondazh

Poll