VIDEO-LIVE/ Nis inagurimi i Xhamisë së Namasgjasë
Xhamia TIRANË- Inagurimi i Xhamisë së Namasgjasë ka nisur pasditën e sotme. Xhamia e ndërtuar me fondet turke, do të...
Rama theksoi se hapja e kësaj xhamie është një moment i shumëpritur i komunitetit mysliman që është shtyrë ndër vite për shumë arsye.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot erdhi dita e çeljes së tempullit për besimtarët myslimanë. Në fjalën e tij të mbajtur në inagurimin e xhamisë së Namasgjasë, Rama theksoi se hapja e kësaj xhamie është një moment i shumëpritur i komunitetit mysliman që është shtyrë ndër vite për shumë arsye.
"Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdogan, shumë e nderuara zonja Erdogan, fortë të nderuar klerikë, të dashur miq, dhe fort të respektuar besimtar, ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli kaq i shumëpritur në rrjedhën e viteve. Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është trashëgimia e një populli të tërë. Fillesat e kësaj punë të bekuar 10 vite më para e pata quajtur si çlirimin e Namazgjasë. Se harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazsgjasë të kthyer në një shesh pazari dhe nevojën e besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre" tha Rama.
Po ashtu Rama theksoi se kjo xhami hynë në sofrën e tempujve që mishërojnë harmoninë fetare në vendin tonë.
“Ka qenë për mua çështje nderi dhe peshë e detyrës që xhamia e madhe, si një objekt i munguar kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë harmoninë fetare ndërsa njerëzit bashkëjetojnë, siç e ka thënë Papa Françesku në vizitën e tij, jo në harmoni por në vëllazëri shqiptare. Sot pas 10 vjetësh, xhamia e madhe hynë në sofrën e kësaj vëllazërie si ilustrim i shumë çkaje të lidhur me besimin. Në lidhje me këtë ajet të lartë dijetari ynë shpjegon se ashtu siç e kanë i konsideron librat të zbritur fjalë të zotit fjalë pa zë e pa gërma. Kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri, identitetin tonë mbështjellë brenda tij. Flamur bujar për njerëzimin”, tha Rama.
Xhamia TIRANË- Inagurimi i Xhamisë së Namasgjasë ka nisur pasditën e sotme. Xhamia e ndërtuar me fondet turke, do të...
Recep Tayyip Erdogan dhe Edi Rama TIRANA- Turqia do t’ia dhurojë Shqipërisë një numër të “konsiderueshëm&rdq...
Ervin Salianji TIRANA- Ervin Salianji ka reaguar nga burgu pas intervistës së mbrëmjes së shkuar të deputetit socialist Fatmir Xha...
Erdogan dhe Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme do të jetë përkrah presidentit turk Rexhep Tajip...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas vizitës së sotme në Shqipëri, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është pro armëpushimit në Lindjen e Mesme. Në konf...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Tueqia i ka dhuruar Shqipërisë dronë kamikazë. Në konferen...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet që të arrijnë në tavanin e 2...
erdogan TIRANË- Presidenti turk, Erdogan në deklaratën e tij për mediat tha ka folur edhe për luftën në Lindjen e Mesme....