Politike

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

Po ashtu ai ka theksuar se kjo dhuratë nuk duhet të shqëtësojë askënd, pasi Shqipëria nuk do të godasë njeri. 

10 Tetor 2024, 14:35 Nga I.A

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Tueqia i ka dhuruar Shqipërisë dronë kamikazë. Në konferencën e përbashkët me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Rama ka theksuar se me këtë dhuratë vendi ynë fuqizon industrinë ushtarake. Po ashtu ai ka theksuar se kjo dhuratë nuk duhet të shqëtësojë askënd, pasi Shqipëria nuk do të godasë njeri. 

“Nga ana tjetër, ne jemi shumë të interesuar dhe të përmbushur sot pas konfirimit të një etape të re, në fuqizimin e industrisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë dhe në fuqizimin e kësaj marrëdhënie, ku dihet botërisht që Turqia ka arritur një nivel shumë të lartë kapacitetesh për prodhimin e industrisë ushtarake dhe ku ne kemi identifikuar investime në këtë fushë. Unë e çmoj dhuratën e presidentit sot në këtë kohë të trazuar ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë një numër të rëndësishëm dronë kamikazë. Kjo dhuratë, nuk duhet të shqetësojë askënd se kë duhet të godasë Shqipëria, por mbart një mesazh të Turqisë, që Shqipëria është e pagoditshme”, tha Rama.

edi rama rexhep tajip erdogan rexhep tajip erdogan vizite ne tirane

Sondazh

Poll