Politike

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Ai tha se vitin e kaluar Shqipëria dhe Turqia festuan 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ndërsa shtoi se sot partneriteti strategjik u thellua edhe më tej.

10 Tetor 2024, 14:17 Nga I.A
Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë
Erdogan

TIRANË- Pas firmosjes së tre marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve, kryeministri Edi Rama dhe presidenti  i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët për mediata.  I pari që ka mbajtur fjalën para gazetarëve dhe zyrtarëve të dy vendeve, ishte presidenti Erdogan.

Ai tha se vitin e kaluar Shqipëria dhe Turqia festuan 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ndërsa shtoi se sot partneriteti strategjik u thellua edhe më tej. Lideri turk lajmëroi se do të vijohet me bashkëpunimin në shëndetësi dhe njoftoi se do të ofrojë mbështetje edhe për Forcat e Armatosura të Shqipërisë. 

"Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror Shqipërinë. Siç e dini vitin e kaluar ne festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miqësore në fakt shtrihen përtej shekullit. Me konsultimet tona të sotme ne e thelluam partneritetin tonë strategjik, që ndërtuam në 2021 mbi këtë themel historik. Ne kemi theksuar vendosmërinë tonë për të thelluar bashkëpunimin ne fusha të ndryshme. Ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do të rrisni mirëqenien e popullit tonë. Ne do të rrisim nivelin tregtar. Ne ramë dakord që të intesifikojmë investime të ndërsjellta. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin në shëndetësi, me spitalin e miqësisë në Fier që e ndërtuam në kohë rekord. Do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura, në fushën e pajisjeve ushtarake," tha Erdogan.

rexhep tajip erdogan ne tirane

Sondazh

Poll