Politike

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan: Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit, Izraeli duhet të ndalet

Erdogan tha se duhet bërë çmos për të siguruar armëpushim të përhershëm, ofruar ndihmë humanitare dhe për të bërë presion mbi Izraelin, ndërsa tha se Shqipëria do të bëjë pjesë e saj në këtë drejtim.

10 Tetor 2024, 14:28 Nga I.A
Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan: Gjenocidi në
erdogan

TIRANË- Presidenti turk, Erdogan në deklaratën e tij për mediat tha ka folur edhe për luftën në Lindjen e Mesme. Ai tha se gjenocidi që vazhdon prej më shumë se 1 viti në Gazë është "turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit".

Erdogan tha se duhet bërë çmos për të siguruar armëpushim të përhershëm, ofruar ndihmë humanitare dhe për të bërë presion mbi Izraelin, ndërsa tha se Shqipëria do të bëjë pjesë e saj në këtë drejtim.

 

"Gjenocidi që vazhdon prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit, duhet të bëjmë çmos për të siguruar armëpushim të përhershëm, ofruar ndihmë humanitare dhe për të bërë presion mbi Izraelin. Besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim.", tha Erdogan.

rexhep tajip erdogan ne tirane

Sondazh

Poll