Politike

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Ai shtoi se xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend ku do të mbizotërojë paqja. 

10 Tetor 2024, 14:26 Nga I.A
Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e
erdogan, rama

TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka folur për hapjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, inagurimi i së cilës do të bëhet pas dy orësh. 

Erdogan tha se xhamia ishte një dhuratë e Turqisë për motrat dhe vellëzërit tanë muslimanë shqiptarë. Ai shtoi se xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend ku do të mbizotërojë paqja. 

"Përsëri sot me mikun tim Edi Rama do të hapim xhaminë e Namazgjasë, një dhuratë e Turqisë, e cila është dhuratë për motrat dhe vellëzërit tanë muslimanë në Shqipëri. Falënderojmë ata që kontribuuan. Xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend ku do të mbizotërojë paqja. Falënderoj mikun tim Rama për mikpritjen e sinqertë," tha Erdogan.

rexhep tajip erdogan vizite ne tirane

Sondazh

Poll