Politike

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan theksoi se ata do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit dhe kundër FETO-s. 

10 Tetor 2024, 14:20 Nga I.A
Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave
Erdogan dhe Rama

TIRANË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Edi Rama ka diskutuar dhe për organizatat terroriste. Në deklaratën e përbashkët për mediat, Erdogan theksoi se ata do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit dhe kundër FETO-s. 

"Ne diskutuam edhe luftën kundër terrorizmit në veçanti kundër Fetos. Me mikun tim, zotin Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste përmes vendimeve që kemi marrë sot”, tha Erdgoan.

rexhep tajip erdogan edi rama

Sondazh

Poll