Politike

“Babalja”/ Xhafaj: Për ngritjen e kësaj çështje janë përfshirë dhe dy grupe kriminale nga Elbasani dhe Kurbini

Xhafaj tha se një grup kriminal nga Elbasani dhe një tjetër nga Kurbini kanë ndihmuar që të ngrihej çështja “Babalja”.

9 Tetor 2024, 22:32 Nga M.B
“Babalja”/ Xhafaj: Për ngritjen e kësaj
Fatmir Xhafaj

TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj thotë se në çështjen “Babale” janë përfshirë dhe dy grupe kriminale. I ftuar në emisionin “Opinion”, Xhafaj tha se një grup kriminal nga Elbasani dhe një tjetër nga Kurbini kanë ndihmuar që të ngrihej çështja “Babalja”. 

Ai mohoi që kategorikisht që ky i fundit të ketë qenë në burg me të vëllain e tij, teksa tha se Albert Veliu ishte një njeri ordiner i njohur nga e gjithë Vlora.

“Dy grupe kriminale kanë ndihmuar në këtë inskenim. Po, kanë qenë të interesuar për të më goditur mua politikisht. Ka qenë një grup i Elbasanit dhe një i Kurbinit”, tha Xhafaj.

fatmir xhafaj

Sondazh

Poll