Art&Argëtim

Me vlerë 7 milionë dollarë, jahti luksoz i këngëtarit, Marc Anthony përfshihet nga flakët

19 Dhjetor 2019, 14:29 Nga DOSJA

SHBA- Marc Anthony këngëtari dhe aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun njihet për këngë e tij dhe filmat më të suksesshëm.

Ditë e sotme mediet e huaja kanë raportuar se jahti luksoz i këngëtarit është përshirë nga flakët.

Jahti i Anthony, i quajtur Andiamo, që është përfshirë nga flakët, ka pësuar dëmtime të mëdha.Këngëtari nuk ndodhej brenda kur jahti është përfshirë nga flakët, po ndodhej ekuipazhi i tij, i cili ishte duke u bërë gati për nisjen.

Ekuipazhi që ndodhej në jahti është evakuuar menjëherë nga autoritetet përkatëse, nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.Sipas  medias së huaj flakët kanë nisur nga një kuvertë dhe më pas janë shpërndarë në të gjithë jahtin.

Kujtojmë se Marc Anthony është ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez dhe jahti që është përfshirë nga flakët ka pasur një kosto prej 7 milionë dollarë.

Burimi: dailymail

M.P/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz flakë në jahtin luksoz këngëtari marc anthony flakë në jahtin luksoz këngëtari marc anthony

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Dhjetor 2019, 13:43

TIRANË- Sara Gjordeni një prej moderatoreve shqiptare më të njohura dhe të komentuara në median rozë, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale nga ku ndan ...