Art&Argëtim

Dhurata e bukur që kompozitori shqiptar ka marrë nga vajza japoneze: Mendova që t’i flas shqip

19 Dhjetor 2019, 11:23 Nga DOSJA
Dhurata e bukur që kompozitori shqiptar ka marrë nga vajza japoneze:

TIRANË- Kompozitori i njohur shqiptar Genc Tukiçi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan.

Këtë vit ai sëbashku me vajzën e tij do të konkurojnë në Festivalin e Këngës në RTSH, me këngën “Ju flet Tirana”.

Vajza e tij Nadia, është vetëm 18 vjeç, e cila merr pjesë për herë të parë në një skenë të tillë.

Nadia është vajza e kompozitorit nga martesa me një shtetase japoneze, por ajo mban tre nënshtetësi. Me nënën japoneze, babanë shqiptar dhe ka lindur në Paris.

Ndërkohë mban 3 pasaporta, Nadia flet mirë edhe 6 gjuhë të huaja.

Teksa ka qenë e ftuar tek Rudina Nadia ka rrëfyer:  Mua më kujtohet që në fillim nuk kam folur shqip menjëherë. Kur babi ka ikur për një koncert, por ka ikur shumë gjatë, më ka munguar shumë dhe në Paris isha duke menduar, çfarë do t’i bëj babit si dhuratë, kur të vij në Paris. Mendova që t’i flas shqip dhe që atëherë…

Ndërsa në lidhje për këtë surprizë të bukur Genci është shprehur: Është një nga dhuratat më të bukura që kam pasur në jetën time. Unë isha gati një muaj në turne. Nadia ishte 5 vjeç e gjysëm dhe para se të ikja unë i flisja shqip dhe ajo më përgjigjej në frëngjisht. Nadia tani flet 6 gjuhë dhe i flet shumë mirë. Kur u ktheva, unë si zakonisht i flisja vetëm shqip dhe ajo ma ktheu në shqip. Ishte një suprizë e jashtëzakonshme dhe që nga ai moment ne nuk kemi pushuar së foluri shqip.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz genc tukiçi nadia rtsh genc tukiçi nadia rtsh

Sondazh

Poll