Politike

Tensionet në Komisionin Hetimor, reagon Peleshi: Është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik nga Xhelal Mziu! Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend

Në reagimin e tij Peleshi u shpreh se sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputeti i përjashtuar i opozitës, Xhelal Mziu. 

9 Tetor 2024, 14:28 Nga N.F
Tensionet në Komisionin Hetimor, reagon Peleshi: Është tejkaluar
Foto ilustruese

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" në lidhje me tensionet e regjistrura ditën e sotme në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin. Në reagimin e tij Peleshi u shpreh se sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputeti i përjashtuar i opozitës, Xhelal Mziu. 

Ai shtoi se opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Sipas tij dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme. Ai gjithashtu i bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. 

Reagimi i plotë:

Pas përpjekjeve të dhunshme të PD për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa. Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend.

Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme. I bëjmë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë.

Tensionet në Komisionin Hetimor, reagon Peleshi: Është tejkaluar

niko peleshi ina zhupa xhelal mziu me komentuesin milva ekonomi per lumenjte

Sondazh

Poll