Politike

Komisionet Hetimore Parlamentare/ Çfarë thotë rregullorja e Kuvendit, si mblidhen dhe nga kush drejtohen

Kjo për shkak se socialistët të drejtuar nga nënkryetari i këtij Komisioni Plarent Ndreca, kanë vendosur nisjen e Komisionit pa praninë e Opozitës që dhe është caktuar drejtuesja e këtij Komisioni. 

9 Tetor 2024, 13:28 Nga I.A
Komisionet Hetimore Parlamentare/ Çfarë thotë rregullorja e
Komisioni

TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Koncensionet në Shëndetësi dhe Check-Up ka rezultuar ditën e sotme në një luftë të vërtetë mes socialistëve dhe opozitës. Kjo për shkak se socialistët të drejtuar nga nënkryetari i këtij Komisioni Plarent Ndreca, kanë vendosur nisjen e Komisionit pa praninë e Opozitës që dhe është caktuar drejtuesja e këtij Komisioni. 

Shkak për mospraninë e deputetëve të Opozitës në mbledhjen e Komisionit është bërë ndalimi nga ana e Gardës. Në këto kushte kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka quajtur mbledhjen si nul dhe të pavlefshme. Por Ndreca vazhdoi mbledhjen dhe duke thirrur dëshmitarët që ishin parashikuar për të folur ditën e sotme. Mbledhja e Komisionit ka vazhduar mes debateve dhe thirrjeve të kryetares Vokshi për ndërprerje të punës.

Por çfarë thotë rregullorja e Kuvendit për mbledhjen e Komisionit? 

Sipas rregullores së Kuvendit, për mbledhjen e Komisioneve të Përhershme por edhe të Komisioneve Hetimore, thuhet se kryetari i komisionit përfaqëson komisionin, organizon dhe drejton mbledhjet e komisionit. Ndërkohë që në pikën 2 të këtij neni thuhet se detyra e zëvendëskryetarit është të zëvendësojë kryetarin në rastet e mungesës së tij. Por në rastin e mbledhjes së sotme, nënkryetari nuk mund të drejtojë mbledhjen, për shkak se kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ishte prezente në mbledhje. 

Neni 23

Detyrat e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe sekretarit të komisionit
1. Kryetari i komisionit të përhershëm përfaqëson komisionin, organizon dhe drejton mbledhjet e komisionit, mban lidhje me organet e tjera, si dhe siguron respektimin e procedurave, sipas kësaj Rregulloreje.
2. Zëvendëskryetari zëvendëson kryetarin në rastet e mungesës së tij ose kur ai nuk ka mundësi të kryejë detyrat.
3. Sekretari verifikon rezultatin e votimit në komision dhe kontrollon e nënshkruan procesverbalin e përmbledhur të mbajtur në mbledhjen e komisionit.

Po ashtu dhe në nenin 33 të rregullores së Kuvendit thuhet se kryetari i komisionit përgatit rendin e ditës, organizon punën për zhvillimin e mbledhjeve të komisionit dhe kryeson mbledhjet e tij. Po ashtu në rregullore është kryetari i Komisionit që vendos thirrjen e dëshmitarëve për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me çështjen që po diskutohet. 

Neni 33

1. Kryetari i komisionit, në këshillim me zëvendëskryetarin dhe sekretarin e komisionit, i propozon për miratim komisionit programin e punës dhe kalendarin e punimeve të tij. Kryetari i komisionit përgatit rendin e ditës, organizon punën për zhvillimin e mbledhjeve të komisionit dhe kryeson mbledhjet e tij; përfaqëson komisionin në marrëdhënie me organet e tjera të Kuvendit dhe jashtë tij; nënshkruan dhe paraqet në seancë plenare, së bashku me relatorin, raportin e shqyrtimit të çështjes në komision; vë në dukje pjesëmarrjen në komision; hedh në votë dhe shpall rezultatin e votimit, si dhe ndjek korrespondencën e komisionit. Me pëlqimin e kryesisë së komisionit ose kur kjo kërkohet nga shumica e anëtarëve të komisionit, kryetari thërret për raportim ose informim para komisionit drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe publike.
2. Kryetari i komisionit informon komisionin për çdo veprimtari që kryen në emër të tij.

Në këto kushte kur dhe rregullorja e Kuvendit flet qartë, mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë në mënyrë të njëanëshme nga ana e socialistëve është e paligjshme si dhe mbledhja duhet që të shpallet e pavlefshme. Sipas ligjit dëshmitarët duhet që të thirren nga kryetarja e Komisionit dhe vetëm nga kryetarja mbledhja mund të drejtohet sipas rendit të paracaktuar. 

plarent ndreca albana vokshi komisioni hetimor parlamentar për koncensionet në shëndetësi dhe check-up

Sondazh

Poll