Politike

“Nga Gjykata e Lartë presim pezullimin e vendimit”, avokati i Salianjit: Është i qetë por po vuan një dënim politik!

Ai më te shtoi se Salianji është i qetë ndërsa shtoi se të gjithëve kur u kufizohet liria, kanë problematikat e veta, por duke qenë se po vuan një dënim politik ai do të çojë deri në fund.

9 Tetor 2024, 14:15 Nga N.F
“Nga Gjykata e Lartë presim pezullimin e vendimit”, avokati i
Salianji

TIRANË- Avokati i Ervin Salianji ka folur për mediat pas përfundimit të seancës ku do të shqyrtohej kërkesa për pezullimin e ekzekutimit me burg të ish-deputetit. Avokati Ledio Braho u shpreh se për sa kohë objekti i kërkesës nuk qëndronte më pas dorëzimit të Salianjit, ata iu tërhoqën nga kërkesa.

Ai më te shtoi se Salianji është i qetë ndërsa shtoi se të gjithëve kur u kufizohet liria, kanë problematikat e veta, por duke qenë se po vuan një dënim politik ai do të çojë deri në fund.

"Kërkesa e sotme ishte pa objekt, hoqëm dorë nga ajo. Presim vendimmarrje nga Gjykata e Lartë. Presim pezullimin nga Gjykata e Lartë. Salianji ka bërë një denoncim publik. Vendimi i Gjykatës së Apelit ende nuk është zbardhur, nuk i dimë arsyet pse u la në fuqi vendimi i shkallës së parë. KQZ nuk e ka hequr mandatin e deputetit Salianji, presim vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë. Salianji është i qetë.

Zgjodhi vetë të dorëzohej. Të gjithëve kur u kufizohet liria, kanë problematikat e veta, por duke qenë se po vuan një dënim politik ai do të çojë deri në fund. Nga Gjykata e Lartë pretendojmë pezullimin e vendimit të Apelit," shtoi ai.

ervin salianji ledio braho

Sondazh

Poll