Politike

Deklaratat e Krichbaum pas protestës së PD/ Vokshi: Është personale, i keqinformuar…

Vokshi tha se kjo deklaratë më shumë i ngjan si personale se sa në emrin e grupit që përfaqëson.

8 Tetor 2024, 21:41 Nga E. D
Deklaratat e Krichbaum pas protestës së PD/ Vokshi: Është
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka komentuar deklaratat e zëdhënësit të Grupit të CDU/CSU, Gunther Krichbaum. Vokshi e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 tha se kjo deklaratë më shumë i ngjan si personale se sa në emrin e grupit që përfaqëson.

“Mendoj se ai është keqinformuar, më duket një deklaratë shumë personale që kërcet. E mbani mend deklaratën e tij kur ishte debati se kujt i përkiste vula e PD-së, kur tha në Tiranë, se Gjykata e Lartë ka vendosur se ku do të shkojë vula? Mendoj se është i keqinformuar”, tha Vokshi.

albana vokshi

Sondazh

Poll