8 Tetor 2024, 21:21
Nga E. D
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka vlerësuar protestën e djeshme të opozitës në Tiranë. Noka i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” theksoi se shqiptarët u zgjuan pas 12 vitesh dhe e djeshmja ishte pikë kthese e mosbindjes civile. Më tej, Noka akuzoi SPAK-un si strukturën përgjegjëse që amnistoi krimin zgjedhor në Shqipëri me vendimin e parë të tij.
"Ajo që vlen të përmendet dhe që unë dua ta them sot këtu në median tuaj, 24 orë pas, një mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ata qytetarë që vërshuan në Tiranë, iu bindën thirrjes së PD dhe opozitës, për të zbatuar mosbindjen civile në terren.
Ata janë njerëzit më të guximshëm që ka kjo tokë ku flitet shqip. Ata janë njerëzit më kurajoz. Ata janë qytetarët e vërtetë dhe shpirti i vërtetë i këtij kombi. Ata dje shpërfillën çdo këcënim e shantazh që narkosi në pushtet i kishte bërë prej kohësh. Ata mbrëmë treguan se u zgjuan. U zgjuan, 12 vite nuk janë pak. 12 vjet që regjimi narkos kishte bërë gjithçka që ti vinte në gjumë, me qëllim likujdimin e tyre.
Ka pasur protesta, PD i ka zhvilluar. Por ajo e djeshmja nuk ishte thjesht protestë. Ishte startimi i mosbindjes civile në terren. Një startim i tillë do kurajo. Ata janë shpresa e këtij vendi dhe Shqipëria prej kurajos dhe dinjitetit të tyre do të shpëtojë nga ky regjim. Ata dje ndezën një rreze shprese që ky vend nuk ka vdekur", tha Noka.
flamur noka
Politike
8 Tetor 2024, 20:14
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur edhe për planin e Edi Ramës për të dhënë me ...
Politike
8 Tetor 2024, 20:06
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit para mbështetësve shprehur shqetësimin e tij...
Politike
8 Tetor 2024, 20:02
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij para mbështetësve vlerësoi ...
Politike
8 Tetor 2024, 19:56
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Krei i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se beteja e djeshme dëshmoi fillimin e madh të mision...
Politike
8 Tetor 2024, 19:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjne e sote ka vlerësuar qytetarë...
Politike
8 Tetor 2024, 19:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme ka folur për protes...
Politike
8 Tetor 2024, 19:32
M.B
Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi
TIRANA- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar sot edhe një nga denoncimet e depozituara nga Koalicioni p...
Politike
8 Tetor 2024, 19:18
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Nga ky aktivite...
Politike
8 Tetor 2024, 19:06
E. D
igli hasani
TIRANË- “Angazhimi me profesionistë të Diasporës”, nisi sot me një event të dedikuar aktivitetit prof...
Politike
8 Tetor 2024, 18:57
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi, e cila aktualisht është në proces divorci me bashkëshortin e saj, presi...