8 Tetor 2024, 19:32
Nga M.B
Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi
TIRANA- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar sot edhe një nga denoncimet e depozituara nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KIRK) për zgjedhjet e pjesshme në Himarë ku u konstatuan shkelje administrative të Kodit.
Sipas njoftimit të KQZ-së, Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve gjobitjen me 100 000 lekë për Vangjel Tavon, kryebashkiakun socialist të Himarës, (në cilësinë e kandidatit shkelja).
Gjithashtu u propozua pushimi i hetimit administrativ për deputetin Blendi Klosi, në cilësinë e përfaqësuesit të PS-Së për zgjedhjet dhe gjobë me vlerën 4000 lekë për Haide Dhulin, drejtor i shkollës së mesme “Qazim Pali” në Borsh.
Njoftimi i KQZ:
Sot, u shqyrtua administrativisht denoncimin nr. 2 ID nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), ndaj personave përgjegjës për shkelje administrative, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative për zj. Haide Dhuli, Drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar “Qazim Pali”, Borsh në vlerën 4000 (katër mijë) lekë dhe për z. Vangjel Tavo, kandidatit për bashkinë Himarë në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, si edhe pushimin e hetimit administrativ për z. Blendi Klosi, përfaqësues i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i dha më 12 shtator zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës. Vendimi erdhi pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor. Ai fitoi me diferencë rreth 1500 votash ndaj rivalit të tij opozitar Petro Gjikuria në zgjedhjet e parakohëshme lokale që u mbajtën më 4 gusht.
kqz
Politike
8 Tetor 2024, 19:18
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Nga ky aktivite...
Politike
8 Tetor 2024, 19:06
E. D
igli hasani
TIRANË- “Angazhimi me profesionistë të Diasporës”, nisi sot me një event të dedikuar aktivitetit prof...
Politike
8 Tetor 2024, 18:57
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi, e cila aktualisht është në proces divorci me bashkëshortin e saj, presi...
Politike
8 Tetor 2024, 17:59
M.B
Gunther Krichbaum, deputet në Bundestag, nga partia CDU
TIRANA- Gunther Krichbaum, zëdhënësi për çështjet evropia...
Politike
8 Tetor 2024, 17:12
Ministrat e Mbrojtjes
VENECIA- Ministrat e Mbrojtjes së Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi dhe Slloveni...
Politike
8 Tetor 2024, 16:15
M.B
Liderët e rajonit të Ballkanit duke diskutuar në samitin Bërdo-Brioni në Tivat.
MAL I ZI- Bashkimi Evropian nuk është i ...
Politike
8 Tetor 2024, 14:33
I.A
Protesta
TIRANË- Drejtoria e Policisë së Tiranës njoftoi të martën se kishte arrestuar një protestues 57-vjeçar s...
Politike
8 Tetor 2024, 14:19
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta në një dalje për mediat ka deklaruar se do t’i bashkohet Sali Berishës,...
Politike
8 Tetor 2024, 14:17
I.A
Kryeministria
TIRANË- Në Tiranë pati përplasje të dhunshme të hënën në mbrëmje, ndërsa mbështet...
Politike
8 Tetor 2024, 14:05
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi sot një konferencë me gazetarët për të komentu...