8 Tetor 2024, 19:56
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Krei i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se beteja e djeshme dëshmoi fillimin e madh të misionit të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri. Berisha gjatë fjalimit të tij të përnatshëm tha se ky ishte vetëm fillimi dhe u bëri thirrje edhe njëherë shqiptarëve të ngrihe në këmbë.
Më tej kryedemokrati u shpreh se prania masive e të rinjve në protestën e mbrëmshme ishte oguri i madh, i bardhë se dhimbjet nuk do zgjasin shumë.
"Beteja e djeshme dëshmoi zgjimin e luanit. Beteja e djeshme dëshmoi se ishte fillimi i madh i misionit tonë të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri. Prania masive e të rinjve në këtë betejë ishte oguri i madh, i bardhë se dhimbjet nuk do zgjasin shumë. Ju kriminelë që helmuat një lagje të tërë edhe para se demonstruesit të mbërrinin para parlamentit me gaze toksike. Ju që helmuat fëmijë që ktheheshin nga shkolla. Ju që derdhët plumba shotgani mbi qytetarët që ktheheshin në rrugë.
Ju narkobanditë me këto akte, treguat fytyrën e urryer të Edi Ramës. Kurse ju luftëtarë të vërtetë të lirisë, ishit dje ndërgjegjja e juaj dhe e kombit tuaj. Ishit zëri i atyre që heshtin. Ishit ndërgjegjja e çdo qytetari evropian që reagon me guxim ndaj çdo forme tiranie. Ju që kërkuat të digjnit të gjallë protestues për bindjet e tyre politike, ju ua kaloni edhe talebanëve. Jeni vëllezër me talebanët. Ndaj dhe u them sot se ky ishte vetëm fillimi. Thirrja ime edhe njëherë, shqiptarë në këmbë. Nuk ka forcë në botë që të na ndalojë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
8 Tetor 2024, 19:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjne e sote ka vlerësuar qytetarë...
Politike
8 Tetor 2024, 19:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme ka folur për protes...
Politike
8 Tetor 2024, 19:32
M.B
Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi
TIRANA- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar sot edhe një nga denoncimet e depozituara nga Koalicioni p...
Politike
8 Tetor 2024, 19:18
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Nga ky aktivite...
Politike
8 Tetor 2024, 19:06
E. D
igli hasani
TIRANË- “Angazhimi me profesionistë të Diasporës”, nisi sot me një event të dedikuar aktivitetit prof...
Politike
8 Tetor 2024, 18:57
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi, e cila aktualisht është në proces divorci me bashkëshortin e saj, presi...
Politike
8 Tetor 2024, 17:59
M.B
Gunther Krichbaum, deputet në Bundestag, nga partia CDU
TIRANA- Gunther Krichbaum, zëdhënësi për çështjet evropia...
Politike
8 Tetor 2024, 17:12
Ministrat e Mbrojtjes
VENECIA- Ministrat e Mbrojtjes së Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi dhe Slloveni...
Politike
8 Tetor 2024, 16:15
M.B
Liderët e rajonit të Ballkanit duke diskutuar në samitin Bërdo-Brioni në Tivat.
MAL I ZI- Bashkimi Evropian nuk është i ...
Politike
8 Tetor 2024, 14:33
I.A
Protesta
TIRANË- Drejtoria e Policisë së Tiranës njoftoi të martën se kishte arrestuar një protestues 57-vjeçar s...