Politike

VIDEO-Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve, nuk ka infrastukturë sado ekselente të jetë që të absorbojë goditjen e parë

Në fillim të fjalës së tij, Rama falenderoi kryebashkiakët që ishin pjesmarrës në takim, por që nuk i përkasin Partisë Socialiste.

8 Tetor 2024, 10:28 Nga r.ll
VIDEO-Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në Kryeministri, kryetarët e bashkive të vendit dhe ministrat e kabinetit qeveritar.  Në fillim të fjalës së tij, Rama falenderoi kryebashkiakët që ishin pjesmarrës në takim, por që nuk i përkasin Partisë Socialiste.

“Po përpiqem të bëjë një sintezë të arsyeve të këtij takimi. Faleminderit që keni ardhur të gjithë, falënderoj kryetaret e bashkive që nuk janë të partisë tonë të PS, por janë bashkë me ne në ‘partinë e punës’.”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë ka folur lidhur me situatën e zjarreve masive gjatë verës dhe përmbytjeve kolosale me të cilat u përball Vlora 4 ditë më parë. 

"Janë 4 pika me rëndësi të veçantë. Unë dua ta filloj nga emergjencat. Është fakt që gjatë verës do përballemi me zjarre dhe gjatë vjeshtës me përmbytje. E pamë çfarë çfarë ndodhi në Austri dhe kur u përmbyt Vlora. E pamë çfarë ndodhi në Bosnje. Ka një shpjegim të thjeshtë pertej analizave, se ka ndryshuar formacioni i reshjeve.  Nuk ka infrastukturë sado ekselente të jetë që të absorbojë goditjen e parë. Ajo që nuk mund të neglizhojmë është dobësia që shfaqet në nivelin vendor qoftë për zjarrit dhe për përmbytjet.", tha kryeministri.

 

edi rama

Sondazh

Poll