Politike

Incidente në një protestë antiqeveritare në Tiranë, media greke: 10 policë dhe tre protestues mbetën të plagosur (VIDEO)

Mijëra demonstrues iu përgjigjën thirrjes së Partisë Demokratike dhe u mblodhën në kryeqytetin shqiptar. Përplasjet e para shpërthyen kur protestuesit u përpoqën të thyenin kordonin e policisë jashtë ndërtesave qeveritare, duke përdorur kokteje molotov. Më pas turma shkoi drejt selisë së Partisë Socialiste të Ramës, ku i vunë flakën portës së jashtme dhe dogjën një poster të kryeministrit.

8 Tetor 2024, 07:25 Nga N.F
Incidente në një protestë antiqeveritare në Tiranë,
Protesta

TIRANË- Protesta e opozitës e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkomëbëtare. Media greke, "Protothema" ka publikuar një artikull dhe pamje nga protesta. "Përleshjet shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Tiranë gjatë një demonstrate të mbështetësve të opozitës që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke plagosur 10 policë dhe të paktën tre protestues, sipas Agence France-Presse (AFP) dhe një zëdhënësi të policisë shqiptare," shkruan "Protothema".

Mijëra demonstrues iu përgjigjën thirrjes së Partisë Demokratike dhe u mblodhën në kryeqytetin shqiptar. Përplasjet e para shpërthyen kur protestuesit u përpoqën të thyenin kordonin e policisë jashtë ndërtesave qeveritare, duke përdorur kokteje molotov. Më pas turma shkoi drejt selisë së Partisë Socialiste të Ramës, ku i vunë flakën portës së jashtme dhe dogjën një poster të kryeministrit.

Protestues të tjerë vandalizuan ndërtesën e ministrisë së brendshme dhe një stacion autobusi, duke i vënë flakën kazanëve të plehrave. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe formimin e një qeverie të përkohshme që do ta çojë Shqipërinë në zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm.

“Ne do të vazhdojmë aksionet e mosbindjes civile derisa Rama të japë dorëheqjen”, u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike (PD), Flamur Noka.

Javën e kaluar, deputetët e PD-së hodhën karriget e tyre jashtë parlamentit dhe ndezën zjarre në shenjë proteste ndaj dënimit me një vit burg të dhënë kolegut të tyre Erëin Saliani. Opozita shqiptare denoncon “një akt hakmarrjeje dhe terrorizmi politik”, për të cilin mban përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

protesta e 7 tetorit 2024

Sondazh

Poll