Politike

AXHENDA/ Presidenti Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë

Mësohet se gjatë vizitës në Tiranë të enjten e 10 tetorit presidenti turk pritet që të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë e Namazgjasë.

7 Tetor 2024, 23:01 Nga I.A
AXHENDA/ Presidenti Erdogan vizitë zyrtare të enjten në
Erdogan

TIRANË- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë ditën e enjte. Mësohet se gjatë vizitës në Tiranë të enjten e 10 tetorit presidenti turk pritet që të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë e Namazgjasë.

Po ashtu gjatë qëndrimit në Tiranë, Erdogan pritet të ketë edhe një konferencë me kryeministrin Rama në godinën e qeverisë. Presidenti turk do të jetë vetëm disa orë në Tiranë e me pas do të largohet drejt Serbisë.

erdogan edi rama

Sondazh

Poll