Politike

FBI seminar me prokurorët e SPAK/ Ambasada e SHBA: Qëndrojmë pranë institucioneve të pavarura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale  ka ndarë momente nga takimi mes tyre. 

7 Tetor 2024, 17:30 Nga E. D
FBI seminar me prokurorët e SPAK/ Ambasada e SHBA: Qëndrojmë
pamje nga takimi

PESHKOPI- FBI ka organizuar ditën e sotme një seminar me Prokurorët e SPAK në Peshkopi. Gjithashtu ky takim është bërë për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të Prokurorisë së Posaçme. Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale  ka ndarë momente nga takimi mes tyre. 

Në postim ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Postimi i plotë:

Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

fbi spak

Sondazh

Poll