Politike

Demokratët nga i gjithë vendi nisen drejt kryeqytetit për protestën, Berisha poston videon: Marshi i Shkodrës drejt Tiranës!

Mësohet se mbi 100 automjete private dhe 3 fugonë me protestues janë nisur nga qyteti i Fierit drejt Tiranës, ku janë rreth 800 persona të cilët do t’i bashkohen tubimin që do të nisë pas dy orësh

7 Tetor 2024, 16:09 Nga r.ll
Demokratët nga i gjithë vendi nisen drejt kryeqytetit për
foto nga protestat e kaluara

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar një video, ku shprehet se demokratët e Shkodrës janë nisur për t'ju bashkuar protestës që do të mbahet në orën 18:00 në kryeqytet.

"Marshi i Shkodrës drejt Tiranës!", shkruan Berisha në postimin në llogarinë e tij në Facebook.

 

 

Po ashtu mësohet se mbi 100 automjete private dhe 3 fugonë me protestues janë nisur nga qyteti i Fierit drejt Tiranës, ku janë rreth 800 persona të cilët do t’i bashkohen tubimin që do të nisë pas dy orësh. Sipas raportimeve, rreth 600 protestues janë nisur me makina private edhe nga rrethi i Krujës në drejtim të Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së organizuar nga opozita në kryeqytet.

Protestuesit mësohet se janë nisur nga Kruja, Fushë-kruja, Nikla, Thumana, Malësia, Bubqi, etj. Ndërkohë nga Durrësi nuk ka organizim në nisjet e protestuesve, ndërsa sipas informacioneve nga dega e PD në Durrës demokratët do nisen me makina private nga banesat e tyre dhe nuk janë vënë autobuza në dispozicion

sali berisha protesta e opozites 7 tetor 2024

Sondazh

Poll