Politike

Berisha kërkon rrëzimin e masave të sigurisë, më 19 nëntor mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese

Berisha pretendon se si deputet masat e SPAK dhe të GJKKO ishin të paligjshme pasi ai gëzonte mandatin parlamentar dhe duhej të ishte mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit më parë.

7 Tetor 2024, 14:27 Nga r.ll
Berisha kërkon rrëzimin e masave të sigurisë, më 19
sali berisha

TIRANË- Më 19 nëntor do të zhvillohet seanca në Gjykatë Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD-së, Sali Berisha për rrëzimin e masave të vendosura nga GJKKO.

Berisha kërkon rrëzimin e masave të sigurisë, më 19

Berisha pretendon se si deputet masat e SPAK dhe të GJKKO ishin të paligjshme pasi ai gëzonte mandatin parlamentar dhe duhej të ishte mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit më parë.

Lideri i opozitës ndodhet në arrest shtëpi që nga 30 dhjetori i vitit të kaluar në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Ndërkohë më 11 shtator, për të njëjetën dosje hetimore, u mor i pandehur dhe iu komunikua akuza "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim". Po ashtu edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u mor i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për të njëjtën vepër penale.

sali berisha gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll