Politike

"Me flamujt e PD-së"/ Protestuesit mblidhen në Tiranë: Para Laçi

Me flamuj demokratë nëpër makina, protestuesit nga Laçi janë filmuar teksa arrijnë në Tiranë.   

7 Tetor 2024, 17:03 Nga I.A
"Me flamujt e PD-së"/ Protestuesit mblidhen në Tiranë:
Protestuesit

TIRANË- Protestuesit kanë nisur të mblidhen pasditen e sotme në Tiranë për t'iu përgjigjur thirrjes së PD-së. Me flamuj demokratë nëpër makina, protestuesit nga Laçi janë filmuar teksa arrijnë në Tiranë.   

“Para Laçi, rroftë Sali Berisha,” dëgjohet të thotë një nga protestuesit nga makina e tij, teksa i drejtohet qendrës së Tiranës në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Mësohet se rreth 1.000 zyrtarë policorë do të angazhohen për mbarëvajtjen e këtij tubimi. Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, ka kërkuar katër orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, para ndërtesës së Kryeministrisë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog.

protesta e opozites 7 tetor 2024

Sondazh

Poll