Politike

Sot protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demostratën, mbani një profil të ulët

Në njoftimin e ambasadës thuhet se personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën dhe se duhet të monitorojnë mediat lokale dhe nddjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

7 Tetor 2024, 14:47 Nga M.B
Sot protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve
Foto ilustruese

TIRANA- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin protestën e opozitës, disa orë para nisjes së saj. Në njoftimin e ambasadës thuhet se personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën dhe se duhet të monitorojnë mediat lokale dhe nddjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. Gjithashtu ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të mbajnë një profil të ulët.

Njoftimi i Ambasadës:

Ambasada e SHBA në Tiranë, Shqipëri

Mesazh për Qytetarët Amerikanë

Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit ndërmjet Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza

Data/Ora: E Hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00

Ngjarja: Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria. në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për të ndërmarrë:

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje
Monitoroni mediat lokale
Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
Mbani një profil të ulët.

protesta

Sondazh

Poll