Politike

“I fola për Berishën, Salianjin dhe Belerin”, Këlliçi tregon takimin me Trump: E ka vuajtur vetë! Përdorimi i drejtësisë…

Këlliçi tregon se Trump e ka kuptuar situatën, duke bërë një paralelizëm me atë që i ka ndodhur edhe vetë atij, për përdorimin të sistemit të drejtësisë kundër kundërshtarëve politikë.

6 Tetor 2024, 21:28 Nga I.A
“I fola për Berishën, Salianjin dhe Belerin”,
Belind Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka treguar detaje nga takimi me ish-presidentin e SHBA Donald Trump. I ftuar në News24, Këlliçi tregon se ka folur me të në lidhje me masën e sigurisë “Arrest me burg” të vendosur për kreun e PD Sali Berisha, si dhe burgosjen e eurodeputetit Fredi Beleri dhe Ervin Salianjit.

Këlliçi tregon se Trump e ka kuptuar situatën, duke bërë një paralelizëm me atë që i ka ndodhur edhe vetë atij, për përdorimin të sistemit të drejtësisë kundër kundërshtarëve politikë.

"Vizita e planifikuar për rëndësinë jetike që ka votat e diasporës. Zhvillova takime në shtetin e Michigan-it, ku ka një përqendrim të madh shqiptarësh, rreth 150 mijë shqiptarë. U ndjeva edhe keq sepse takova shumë demokratë të larguar së fundmi. PD është simotër e Partisë Republikane në SHBA. Kemi ura bashkëpunimi me këtë parti, si dhe kongresmenë e senatorë të kësaj partie. Përmes një ftese që më erdhi nga partia republikane pata mundësinë edhe të takimit me Presidentit Trump. Po të pyesni Ramën mund të kërkojë edhe paraqitjen si gruaja apo bashkëshortja e dikujt tjetër, siç u paraqit Rama në 2019 për foton me Obamën. Ndaj biznesmeni shqiptar është edhe i dënuar për këtë gjë.  Zero qindarka, nuk kam paguar, as unë apo ata rreth meje. Unë nuk kam qenë në evente për mbledhje fondesh, kam qenë në tubimin e Trump në Michigan. Mu dha mundësia për ta përshëndetur, për aq minuta sa kam komunikuar u ndala te keqpërdorimi i drejtësisë në Shqipëri, që e ka vuajtur vetë ai. Ka disa procese gjyqësore," tha Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll