Politike

Një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Hasani: Shqipëria e vendosur në thirrjen për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve

Ai shton se Shqipëria shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen e palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre.

7 Tetor 2024, 09:31 Nga M.B
Një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Hasani: Shqipëria e
Igli Hasani

TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar me anë të një postimi në platformën 'X' në lidhje me një vjetorin e sulmit të Hamasit në territorin izraelit. Hasani thotë se Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

Ai shton se Shqipëria shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen e palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre. Gjithashtu ai shkruan se u bën thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Ministri Igli Hasani në platformën X:

Sot, një vit nga sulmi tragjik terrorist i Hamasit në Izrael.

Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

igli hasani

Sondazh

Poll