Politike

Mblidhet grupi parlamentar i PS, zbardhet takimi me dyer të mbyllura, protesta e opozitës jashtë axhendës

Mësohet se gjatë mbledhjes se grupit parlamentar janë diskutuar nismat e deputetëve socialistë që janë bërë publike edhe gjatë seancave plenare. Gjithashtu bëhet me dije se nuk ka patur diskutime sa i përket protestës së opozitës dhe asaj se çfarë pritet të bëjnë demokratët ditën e sotme.

7 Tetor 2024, 11:35 Nga N.F
Mblidhet grupi parlamentar i PS, zbardhet takimi me dyer të mbyllura,
Selia e PS-së

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Mësohet se gjatë mbledhjes se grupit parlamentar janë diskutuar nismat e deputetëve socialistë që janë bërë publike edhe gjatë seancave plenare.

Gjithashtu bëhet me dije se nuk ka patur diskutime sa i përket protestës së opozitës dhe asaj se çfarë pritet të bëjnë demokratët ditën e sotme. Për socialistët mbetet i njëjti udhëzim si ai para nisjes së aksionit të deputetëve demokrat në parlament, që të vijojnë punën e tyre pavarësisht protestave. Këtë protestë mazhoranca e konsideron lëvize politike për interesa të krerëve të PD.

 

grupi parlamentar i ps protesta e opozites

Sondazh

Poll