Politike

A do të hyjë në politikë? Argita Malltezi: Nuk e kam menduar ndonjëherë

Malltezi tha se edhe në këtë moment kjo gjë nuk ka ndryshuar, por siç u shpreh ajo tha se dëmi më i madh që një njeri mund të bëjë është të mos angazhohet në jetën politike.

6 Tetor 2024, 21:09 Nga I.A

A do të hyjë në politikë? Argita Malltezi: Nuk e kam menduar

TIRANË- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi u shpreh se nuk e kishte menduar ndonjëherë për të hyrë në politik. E ftuar në “Interview” në Euronews Albania, Malltezi tha se edhe në këtë moment kjo gjë nuk ka ndryshuar, por siç u shpreh ajo tha se dëmi më i madh që një njeri mund të bëjë është të mos angazhohet në jetën politike.

Për shumë arsye nuk është se e kisha menduar ndonjëherë. E kisha vlerësuar, e kisha peshuar, por nuk kisha vendosur kurrë për të hyrë në politikë. Dhe nuk ka ndryshuar kjo rrethanë edhe tani. Ka qenë një gjë që në fakt më ka bindur edhe para se të ndodhte kjo çështje. Unë kam qenë njeri që gjithmonë e kam thënë atë që mendoja, nuk kam qenë njëri i pazë.

Ajo që jam e bindur sot, është që dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve, është të mos angazhohet në jetën publike. Të mos thotë që diçka është gabim, kur e mendon se është gabim. Në këtë sens unë nuk e përjashtoj angazhimin tim publik, por realisht nuk është se kam planifikuar diçka për angazhimin tim publik”,tha Malltezi.

argita malltezi sali berisha

Sondazh

Poll