Aktualitet

Përmbytjet në Vlorë, KLSH nis auditimin në disa insitucione për shkaqet që sollën situatën problematike

Pritet që pjesë e këtij auditimi të jenë institucionet e pushtetit lokal si dhe ato qendror, si për shkaqet që çuan në përmbytjet po ashtu edhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse.

7 Tetor 2024, 12:39 Nga r.ll
Përmbytjet në Vlorë, KLSH nis auditimin në disa insitucione
permbytjet ne vlore

VLORË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim pas përmbytjeve masive në qytetin e Vlorës. Objekt i këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike. Pritet që pjesë e këtij auditimi të jenë institucionet e pushtetit lokal si dhe ato qendror, si për shkaqet që çuan në përmbytjet po ashtu edhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse.

Moti i keq dhe reshtjet intensive të shiut më 4 tetor sollën përmbytje me pasoja kolosale në qytetin bregdetar. Situata më kritike u raportua në lagjet ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, zona te Xhamia, lagja 'Rilindja', 'Skela', 'Pavarësia', rruga ‘Hasan Kushta’ rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’. Po ashtu si pasojë e përmbytjeve djeshme u evakuuan 33 familje, konkretisht 55 persona e kaluan natën në konvikte. Uji dhe balta vërshuan në banesa dhe biznese, ku dëmet e shkaktuar kanë qenë katastrofike. Ende nuk ka një përllogaritje të bilancit të saktë, por autoritetet vendore pritet të nisin punën për verfikimin e dëmeve. Niveli i ujit në shumë rrugë të qytetit bregdetar arriti 50-60 centimetër. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

kontrolli i larte i shtetit permbytjet ne vlore

Sondazh

Poll