Berisha: Nisim betejën për t’iu provuar shqiptarëve se kjo betejë është për pushtetin e tyre, dhe jo të Sali Berishës
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka drejtuar thirrje për mobilizim të plotë të opozitës...
Motoja e kryedemokratit, Sali Berisha është e qartë: sulm për të rikthyer dinjitetin dhe fuqinë e opozitës.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha motivoi mbështetësit e Partisë Demokratike që të mos pranojnë më të jenë të nënçmuar apo të margjinalizuar, duke bërë thirrje për një revoltë të fuqishme kundër regjimit të Ramës. Motoja e kryedemokratit, Sali Berisha është e qartë: sulm për të rikthyer dinjitetin dhe fuqinë e opozitës.
"Miqtë e mi, beteja që nisim është betejë kundër propagandës së mashtrimit të rilindasve që mburren me vjedhjen e votës, të kësaj fare të urryer që me votat që vjedh garanton pasuritë e krimit, rrënon ligje e Kushtetutë. Poshtëron shqiptarë me të parë e të mbrapë. Kjo nuk kalon më! Shqiptare dhe shqiptarë, ata të cilët ju thonë ju se Edi Rama fiton zgjedhjet, se Edi Rama i vjedh pak po i fiton, ata janë monstrat e votës së lirë. Ata janë papagajtë e shpifur të diktaturës. Ata që bëjnë teoritë në varësi nga xhepi i tyre për paratë që marrin, se Edi Rama, i tilli, dhe i atilli i fiton. Ata janë mjerimi njerëzor, janë mjerimi i mjerimit, janë shërbetorë skllevër të një diktature krimi që u hedh nga një kockë dhe llomotitin, bëjnë papagallin nga mëngjesi gjer në darkë.
Ndaj dhe Partia Demokratike ju deklaron ju sot se ky moment historik, kjo ditë historike a një objektiv dhe vetëm një objektiv: fitoren, fitoren, fitoren e opozitës! Partia Demokratike nuk mund të qendrojë më kurrë si parti e dënuar për të qenë në opozitë. Partia Demokratike nuk mund të qendrojë kurrë si parti që ul qafën dhe firmos mandatët, kallpët e Edi Ramës. Partia Demokratike, demokratet e demokratët, qytetaret dhe qytetarët nesër nisin revoltëne tyre, zemërimin e tyre shpalosin kundër zuzarëve që i kanë kujtuar demokratët se janë qytetarë të dorës së tretë, se janqënie për t’u shtypur, se nuk kanë nerv dhe nuk reagojnë, se është mirë të thyejnë qafën e të largohen nga Shqipëria. Iku ajo kohë, më. Ato ditë kanë perënduar Edi Rama! Prite, prite opozitën. Është radha, është radha jonë, është radha jonë. Vrimë miu nuk do të gjesh ti, as bashkëkriminelët e tu. Rrofshi ju, rroftë populli opozitar, shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë. Ne sulm, në sulm, në sulm! Kjo do të jetë motoja jonë," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka drejtuar thirrje për mobilizim të plotë të opozitës...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha i është drejtuar me tone të ashpra qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke e...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar protestën e nesërme si ditën e fillimit të betejës. Sipas ...
Albin Kurti dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar që të jap një notë për raportet e tij m...
sali berish TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë deklaratës së tij u shpreh se, nga nesër nis mosbindja civi...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjitha shtresave të popullsisë që të b&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha 24 orë para protestës, u ka drejtuar qytetarëve një mesazh,...
Sali Berisha TIRANA- Një ditë para protestës së, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklarat...
Foto nga takimi LONDRA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues Politik për Diasporen...
Foto nga takimi FIERI- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, njëherësh dhe drejtuesi politik i qarkut të Fierit p...