Bota

Dëbohet nga Zvicra imami shqiptar, ushtronte dhunë fizike dhe sèksuale ndaj bashkëshortes

19 Dhjetor 2019, 14:58 Nga DOSJA
Dëbohet nga Zvicra imami shqiptar, ushtronte dhunë fizike dhe

ZVICËR- Fehim Dragusha imami shqiptar do të largohet nga Zvicra, pasi ai është dënuar nga Gjykata Federale se ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-bashkëshortes së tij, nga Singapori.

Dragusha asnjëherë nuk ka pranuar këtë vendim.

Imami para dy muajsh kur është bërë edhe denoncimi, në një intervistë ka thënë se asgjë nuk është e vërtetë, dhe se ka pasur mardhënje shumë të mira më ish-bashkëshorten e tij, por tani është marrë vendimi dhe ai do të kryej dënimin në Kosovë, duke e dëbuar nga Zvicra.

Imami ka jetuar në Zvicër për rreth 10 vjet ku kryente dhe aktivitetin e tij.

Imami ka thënë se dënimin e tij dëshironte ta vuante në Zvicër dhe jo në Kosovë, por, kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.

Ai ka thënë se çështja e tij është e politizuar dhe se ai nuk ka kyer veprat për të cilat akuzohet, dhe po pret që pafajësia e tij të dalë nga Gjykatën e Strasburgut.

Dragusha ka shkruar në rrjetet sociale:

”Pas vendimit të Gjykatës Federale, unë duhet ta lë Zvicrën derisa kjo çështje të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut. Për të parë nga afër realitetin se ku ka gabuar Gjykata Federale e Zvicrës, duke mos pasur asnjë padi në Polici dhe duke mos qenë nën hetime, ata pa të drejtë lëshuan vendimin se unë kinse kam rrahur dhe keqtrajtuar ish-gruan time”.

M.P/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dhunë ndaj bashkëshortes fehim dragusha imam dhunë ndaj bashkëshortes fehim dragusha imam

Sondazh

Poll

Bota 19 Dhjetor 2019, 08:34

ITALI- Policia italiane ka zhvilluar një mega operacion blic kundër mafias të quajtur “Ndrangheta”, ku janë vënë në pranga mbi 334 persona.Mes të arrestuarve ja...