Bota

‘Jo faleminderit!’, deputetja e VV del kundër koalicionit me LDK-në: Kërkojnë gjysmën e qeverisë dhe Presidentin

19 Dhjetor 2019, 06:20 Nga DOSJA
‘Jo faleminderit!’, deputetja e VV del kundër koalicionit me

KOSOVË- Marrëveshja mes Llidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes duket se nuk do bëhet kurrë. Ndasitë gjatë bisedimeve janë shtuar dhe një prej deputeteve të zgjedhura të Vetëvendosjes shprehet se nuk dëshiron të ketë marrëveshje me LDK-në.

Albulena Haxhiu në një reagim në Facebook, shkruan se është kundër marrëveshjes me LDK-s, pasi kjo e fundit kërkon shumë ministri e poste të tjera në qeveri.  

Sipas saj partia e Isa Mustafës kërkon 5 ministri, zëvendës kryeministrin e parë, kreune Kuvendit dhe Presidentin.

 “Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre. Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin. Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit” – shkruan Haxhiu.

LDK dhe VV prej shumë javësh janë në negociata për krijimin e një koalicioni qeverisës, pasi dolën fituese të zgjedhjeve të shtatorit. Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës negociuan dhe afruan programin e tyre, por duket se ndasitë kanë nisur për ndarjen e posteve. LDK kërkoi që ta ketë ajo propozimin për postin e Presidentit në 2021, ndërsa VV nuk e ka pranuar këtë gjë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu koalicion mes ldk dhe vv krisje mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove albulena haxhiu koalicion mes ldk dhe vv krisje mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll