Bota

19 Dhjetor 2019, 08:34 Nga DOSJA

ITALI- Policia italiane ka zhvilluar një mega operacion blic kundër mafias të quajtur “Ndrangheta”, ku janë vënë në pranga mbi 334 persona.

Mes të arrestuarve janë politikanë, avokatë, llogaritarë, zyrtarët të Shtetit, si edhe avokati dhe ish deputeti i Forza Italisë, Giancarlo Pittelli.

Mediet italiane raportojnë se Mega operacioni është në vazhdën e një hetimi që zgjati disa vite dhe që u zhvillua në disa rajone të Italisë si në Kalabri, Campagna, Emilia Romagna, Toscana, Lombardi, Veneto, Piemonte etj, ku ‘Ndragheta’ ka zonat e saj të influencës.

Në kuadër të operacionit, disa prej të arrestuarve u vunë në pranga në Gjermani dhe Zvicër. Në operacion morën pjesë më shumë se 2500 forca të karabinierisë.

Policia Italiane ka deklaruar se operacioni është ndër më të mëdhenjtë ë zhvilluar në territorin Italian por ndërkohë nuk ka dhënë detaje më të hollësishme veç faktit se operacioni kishte si qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të klanit mafioz ‘Ndragheta’.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni giancarlo pittelli itali kalabri lombardi mafia ndrangheta opercion ne itali toscana giancarlo pittelli itali kalabri lombardi mafia ndrangheta opercion ne itali toscana

Sondazh

Poll