Bota

Po raportonte live, gazetari qëllohet në fytyrë, nga ministri i Tregtisë

18 Dhjetor 2019, 15:38 Nga DOSJA
Po raportonte live, gazetari qëllohet në fytyrë, nga ministri i

KOSOVË- Gazetari i portalit Indexonline, Ensar Ramadani, mbrëmjen e djeshme është sulmuar fizikisht nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Ministri Shala e ka goditur në fytyrë gazetarin Ramadani, teksa ky i fundit ishte duke raportuar live. Ai ishte duke përcjellë nga afër gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut, në QKUK.

“Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë e ka goditur fizikisht gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani. Gjersa gazetari ishte në detyrën e tij, me bexhin zyrtar të punës, Endrit Shala e ka goditur në fytyrë pa asnjë arsye gazetarin tonë”, raporton Indexonline.

Sipas tyre, Ensar Ramadani po përcillte nga afër në QKUK gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut. Aty ka ardhur Endrit Shala, i cili i ka kërkuar telefonin gazetarit Ramadani.

Duke e ditur që ministri Shala nuk është polic, gazetari jonë nuk i ka dhënë telefonin atij, ai e ka sulmuar fizikisht duke e goditur në fytyrë. Madje, sulmi fizik ka ndodhur në prezencë të Policisë te cilët nuk kanë reaguar fare, por vetëm i kanë thënë gazetarit të largohet nga aty”, thuhet tej në Indexoline.

“Ensar Ramadani i është drejtuar menjëherë Stacionit më të afërt të Policisë ku e ka paraqitur rastin. Po ashtu, gazetari posedon edhe incizimin ku është goditur paftyrësisht nga një person që e quan veten ministër. Po ashtu, sulmi është kapur edhe nga kamerat e QKUK-së. Endrit Shala nuk e ka goditur sot Ensar Ramadanin, ai e ka goditur raportimin e drejt, ka goditur tërë mediat, ka goditur demokracinë e lirinë e punës” – thuhet në reagim.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni endrit shala ensar ramadani ministri rreh gazetarin endrit shala ensar ramadani ministri rreh gazetarin

Sondazh

Poll

Bota 17 Dhjetor 2019, 15:36

BELGJIKË– Gabriel C, krİmineli i njohur në fushën e drôgës në Antëerp, Belgjikë ka inskenuar vdêkjen e tij për t’i shpëtuar hakmarrjês nga bandat shqiptare...