Bota

Kundërshtime për Huawei në rrjetin 5G, Merkel mohon të ketë pasur presion nga Pekini

18 Dhjetor 2019, 17:00 Nga DOSJA
Kundërshtime për Huawei në rrjetin 5G, Merkel mohon të

GJERMANI- Kancelaria Angea Merkel ditën e sotme tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë presioni nga Pekini siç është thënë, për të përfshirë Huawei në rrjetin 5G të Gjermanisë, për shkak se rrjeti gjigand mund të përdor të dhënta personale për spiunim.

“Unë nuk kam dëgjuar për ndonjë presion nga autoritetet shtetërore kineze,” u tha Merkel ligjvënësve gjermanë kur ajo u pyet nëse Pekini kishte ndikuar në vendimmarrjen e Gjermanisë.

Gjermania deri më tani ka refuzuar Huawei me 5G në zhvillimin e rrjeteve të lëvizshme të brezit të ardhshëm.

Merkel përsëriti se Gjermania do të këmbëngulë në standarde të rrepta të sigurisë, pa ndaluar kompanitë individuale.

Kompania e Huawei-t ka mohuar të gjitha akuzat se paisja e tyre do të funksionoj si mjet për të spiunuar.

Australia dhe Japonia tashmë kanë ndërmarrë hapa për të ndaluar ose kufizuar fort pjesëmarrjen e firmës në pjesët e tyre të rrjeteve 5G.

Burimi: news18

M.P/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjermani huawei 5g gjermani huawei 5g

Sondazh

Poll