Politike

Kurti refuzon t'i japë notë raportit me Ramën: Në kuptimin e vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime

Kurti tha se dallimi mes tij dhe Ramës që më i madh është rreth Ballkanit të Hapur.

6 Tetor 2024, 15:55 Nga I.A
Kurti refuzon t'i japë notë raportit me Ramën: Në
Albin Kurti dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar që të jap një notë për raportet e tij me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA, Kurti tha se në kuptimin e vizionit të përbashkët, ai nuk ka dallime me Ramën.

“Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë, por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme midis dy qeverive. E kemi bërë tregun e përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive me 58 matrrëveshje të reja dhe gjithashtu po bëjmë bashkëfinancime në kulturë, në ekonomi e kështu me radhë, me ç’rast Kosova ka edhe dy zyra të veçanta doganore në Porto Romano dhe në Durrës. Do ta bëjmë edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës. Në kuptimin e projekteve zhvillimore të planeve të punës, të vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime, por duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Aty nga njëherë kur kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme”, tha Kurti.

Kurti tha se dallimi mes tij dhe Ramës që më i madh është rreth Ballkanit të Hapur.

“Unë besoj që dallimi i cili më së shumti është shpërdorur është ai rreth Ballkanit të Hapur, duke u përpjekur që atë dallim që e kemi për çështjen e Ballkanit të Hapur ta vendosin në çdo çështje e në çdo temë në mënyrë të padrejtë”, tha ai.

albin kurti edi rama

Sondazh

Poll