Sport

Ancelotti lavdëron Luka Modric, teksa ka 'gjetur' një zëvendësues për Carvajal…

Duke u përballur me dëmtime të reja, trajneri i Realit ka folur për skuadrën e tij...

6 Tetor 2024, 13:38 Nga DOSJA

Ancelotti lavdëron Luka Modric, teksa ka 'gjetur' një

SPANJE - Pas fitores 2-0 të Real Madridit ndaj Villarrealit, trajneri Carlo Ancelotti foli për mediat në sallën e shtypit në Santiago Bernabéu, për të diskutuar sfidat me të cilat përballet skuadra e tij, përfshirë dëmtimet.

Për dëmtimin e Dani Carvajal, trajneri diskutoi për zgjidhjet e mundshme: "Lucas (Vazquez) na jep shumë besim. Nuk është koha për të folur për këtë, merkato është e mbyllur. Nuk ka shumë opsione. Duhet të menaxhojmë sa më mire skuadrën për momentin”.

Në mungesë të spanjolit, Ancelotti e di se do të duhet të vlerësojë alternativa të tjera për pozicionin, por tani për tani ai preferon të fokusohet në burimet në dispozicion.

Ai iu përgjigj edhe pyetjes së rolit të Luka Modriçit, i cili vazhdon të luajë një rol qendror, pavarësisht se e menaxhon kohën e tij të lojës: "Cili është roli i tij? Gjatë këtyre viteve që e kam drejtuar, roli i tij ka qenë gjithmonë i njëjtë si një lojtar themelor për ekipin, pavarësisht sa minuta luan."

Ancelotti komentoi gjithashtu edhe se si skuadra trajton dëmtimet e rënda, si ai i Carvajal, duke theksuar ndikimin emocional në skuadër: "Kur ndodh diçka e tillë, dhe aq më tepër me një lojtar si Dani, padyshim që prek të gjithë lojtarët dhe ekipi duhet të reagojë, vitin e kaluar kemi reaguar shumë mirë ndaj dëmtimeve”.

Italiani mbetet i bindur se skuadra e tij do të arrijë ta kapërcejë këtë sfidë të re, duke e parë këtë vështirësi si një burim shtesë motivimi.

Lidhur me Vinicius Jr., i cili gjithashtu pësoi një problem fizik gjatë ndeshjes, Ancelotti konfirmoi se ai vuante nga një bllokim i shpatullave, i lidhur me shpinën dhe qafën: "Ajo dhemb. Ata do t'i bëjnë analizat në orët në vijim,"- tha ai.

Burime të caktuara, janë shprehur se braziliani nuk duhet të luajë me kombëtaren e tij gjatë ndeshjeve të ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll