Sport

E FUNDIT/ Dani Carvajal do të operohet, konfirmon dëmtimin e ligamentit kruciat

Në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në Instagram, mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, i cili u nxorr me barelë kundër Villarrealit të shtunën në mbrëmje (2-0), konfirmoi se do të mungonte për shumë muaj pas dëmtimit të ligamenteve të kryqëzuara.

6 Tetor 2024, 10:15 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Dani Carvajal do të operohet, konfirmon dëmtimin e

SPANJE - Pamjet e këmbës së Dani Carvajal dhe klithmat e mbrojtësit spanjol lanë pak vend për dyshime dhe pak orë pas fitores së Real Madridit ndaj Villarrealit (2-0), kampioni i Europës konfirmoi në rrjetet e tij sociale se mund të mos e shohim më një kohë.

“Është konfirmuar një dëmtim i rëndë i ligamentit të kryqëzuar, do të më duhet të operohem dhe të jem jashtë fushës për disa muaj. Mezi pres të filloj shërimin tim dhe të kthehem si bishë”,- ka shkruar ai në Instagram, një mesazh i shoqëruar me një selfie në barelë.

Në fund të këtij takimi, trajneri i Madridit, Carlo Ancelotti, u shpreh se “kur diçka e tillë i ndodh një lojtari si Dani, i cili është gjithmonë i motivuar, prek të gjithë lojtarët dhe të gjithë si ekip”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Daniel Carvajal (@dani.carvajal.2)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll