Sport

Situatë shqetësuese për Greenwood, pas startit të zhurmshëm ka nisur rënia…

Pavarësisht fillimit të shkëlqyer, anësori anglez ka disa ndeshje që zhgënjen. Menaxhmenti i OM është i shqetësuar.

6 Tetor 2024, 11:31 Nga DOSJA

Situatë shqetësuese për Greenwood, pas startit të

FRANCE - Pas një fillimi mbresëlënës të sezonit, Mason Greenwood po zhgënjen te Olympique Marseille, dhe bashkë me të, edhe i gjithë ekipi.

Në gusht, anësori i djathtë befasoi me 5 gola në tre paraqitjet e tij të para. Por që atëherë, efikasiteti i tij është zbehur: katër ditë pa shënuar, një kontrast i fortë me performancat e tij verore.

Gjatë barazimit kundër Angers (1-1), trajneri Roberto De Zerbi nuk e fshehu shqetësimin e tij: “Disa nga lojtarët tanë vendimtarë nuk janë në formë të mirë, si Mason Greenwood”.

Ky vëzhgim i bën jehonë paraqitjeve të fundit të sulmuesit, driblimi i të cilit dhe topat e humbur tradhëtojnë humbjen e besimit. Megjithatë, fillimi ishte premtues, si në Brest, ku Greenwood shënoi të gjithë golat në fitoren 5-1. Por rënia në shtator, mungesa e efektivitetit, ngre pikëpyetje.

Megjithatë, Roberto De Zerbi mbetet optimist, i bindur për vlerat e Greenwood: “Ne duhet të pranojmë se disa lojtarë tanë vendimtarë nuk janë fizikisht në më të mirën e tyre, për pasojë as edhe në saktësinë teknike,”- shpjegon ai. Drejtuesit francezë e ndajnë këtë besim, pasi kanë investuar 30 milionë euro tek ai, me 50% të rishitjes te Manchester United.

Greenwood, i integruar mirë në Marsejë me familjen e tij, tani duhet të gjejë formën e tij për të shpresuar për një rikthim të fortë. Por loja e tij, veçanërisht mungesa e përfshirjes në mbrojtje, veçohet. Më pak i rrezikshëm se në fillim të sezonit, ai është më pak në objektiv dhe shumë shpesh kërkon zgjidhjen individuale.

Pavarësisht gjithçkaje, OM dhe drejtuesit e saj nuk janë ende të shqetësuar, pork anë mendimin se Greenwood, ende i ri, ka aftësinë për të kapërcyer këtë fazë dhe për të gjetur formën e tij më të mire, siç zbulohet nga e përditshmja L'Equipe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll