Sport

Futbolli shqiptar në zi… Ndahet nga jeta legjenda gjirokastrite, Sefedin Braho!...

Homazhe ikonës së futbollit gjirokastrit dhe atij kombëtar, Sefedin Braho, i ka bërë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në emrin e tij personal, por edhe të FSHF-së

6 Tetor 2024, 10:45 Nga DOSJA

Futbolli shqiptar në zi… Ndahet nga jeta legjenda gjirokastrite,

GJIROKASTER - Futbolli shqiptar është në zi. Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 71 vjeçare, Sefedin Braho, ish-futbollisti i shquar i kombëtares shqiptare.

Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet ‘70-80. Ai dallohej për shpejtësinë, elegancën dhe driblimit të tij.

Në futbollin shqiptar Sefedin Braho ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me kombëtaren kuqezi ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

Homazhe këtij ikone i ka bërë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili teksa ka vlerësuar Sefedin Braho, për kontributin e tij në futbollin shqiptar, teksa i ka shprehur ngushëllimet e tij personale, por edhe në emër të FSHF-së, familjes të së ndjerit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll