Sport

Thuram, një lajm i keq në horizont për Deschamps…

Didier Deschamps, trajneri i skuadrës franceze, mund të mos e ketë në dispozicion Marcus Thuram.

6 Tetor 2024, 11:30 Nga DOSJA

Thuram, një lajm i keq në horizont për Deschamps…

ITALI - Autori i një hat-trick mbrëmjen e kësaj të shtune kundër Torinos (3-2), Marcus Thuram mund të mos jetë i disponueshëm për grumbullimin e radhës të kombëtares franceze.

Nëse ai me vërtetë është thirrur nga Didier Deschamps për ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit dhe Belgjikës, sulmuesi i Bluve zbuloi se do t'i duhej t'i nënshtrohej testeve në lidhje me kyçin e këmbës: “Kavilja ime më dhemb pak, u ktheva keq. Nesër do të kryej testet mjekësore”,- është shprehur ai.

Thurami ka goditur kyçin e këmbës! Një dëmtim që e detyroi atë të kërkonte një zëvendësim, siç konfirmoi edhe Simone Inzaghi:

"Thuram kërkoi një ndryshim: ai nuk mund të vazhdonte më pas asaj goditjeje të madhe, - tha ai. - Le të shpresojmë për asgjë me shumë të rëndësi”...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll