Sport

VIDEO / Realit i mjafton Valverde dhe Vinicius për të kaluar Villarealin!

Ancelotti bën llogaritë e tij, aktivizon Mbappe, që nuk e lejoi të lunate me kombëtaren për shkak të një dëmtimi.

6 Tetor 2024, 00:30 Nga DOSJA
VIDEO / Realit i mjafton Valverde dhe Vinicius për të kaluar

SPANJE - Reali i Madridit nuk gaboi në ndeshjen e shtëpisë përballë Villarrealit, duke fituar 2-0. Ancelotti i befasoi të gjithë duke rreshtuar në formacionin titullar Kylian Mbappe, i cili u la i lirë nga Franca për t’u rikuperuar nga një problem i vogël fizik. Aktivizimi i ish-sulmuesit të PSG-së pritet të shkaktojë shumë polemika për faktin që “braktisi” Francën, ndërkohë që ishte në gjendje të luante.

Sa i përket takimit të “Santiago Bernabeut”, golin e parë e shënoi Valverde, që përmbylli me saktësi një skemë të “Los Blancos” në zhvillimet e një këndoreje. Për golin e sigurisë mendoi Vinicius Junior, që e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 73-të. Lajmi i keq për Realit ishte dëmtimi i rëndë i Carvajal, që doli me barelë nga fusha. 

Reali me këtë fitore barazoi me 21 pikë Barcelonën në krye të renditjes, por “blaugranat” mund ta rikthejnë epërsinë prej tri pikësh me fitoren e mundshme ndaj Alavesit në transfertë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll