Sport

Atalanta fiton edhe pa kapitenin kuqezi përballë Genoas!

Reteguit realizoi edhe dy gola të tjerë, duke shënuar në total një tregolësh që i dha të drejtën të merrte edhe topin e ndeshjes në shtëpi.

6 Tetor 2024, 00:17 Nga DOSJA
Atalanta fiton edhe pa kapitenin kuqezi përballë Genoas!

ITALI - Atalanta nuk e ndien mungesën e Berat Gjimshtit. Pavarësisht se mbrojtësi kuqezi nuk mund të jepte kontribut në takimin e radhës në Serinë A për arsye dëmtim, Atalanta siguroi një fitore me goleadë përballë Genoas në “Gewiss Stadium” të Bergamos.

Pjesë e parë, në fakt, prodhoi vetëm një gol, që mban firmën e Reteguit (24’). Në fraksionin e dytë, sulmuesi i kombëtares italiane realizoi edhe dy gola të tjerë, duke shënuar në total tregolësh (mori topin në shtëpi), ndërsa në listën e goashënuesve shënuan emrin edhe Ederson dhe de Roon. Golin e “flamurit” për Genoan e realizoi në fund Ekhator.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll