Sport

VIDEO / Daku rigjen golin dhe i jep fitoren Rubin Kazan!

Skuadra e Dakut po udhëhiqte 1-0 kur nisi koha shtesë dhe për të realizuar golin e sigurisë mendoi pikërisht sulmuesi kuqezi, që goditi saktë me kokë. Rubin Kazan më këtë sukses ngjitet në vendin e shtatë me 15 pikë.

6 Tetor 2024, 00:20 Nga DOSJA
VIDEO / Daku rigjen golin dhe i jep fitoren Rubin Kazan!

RUSI - Mirlind Daku gjen sërish golin ne kampionatin rus me Rubin Kazanin dhe shkon në kuotën e gjashtë finalizimeve në total në 11 ndeshje të kampionatit.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare vulosi fitoren 2-0 të Rubin Kazanit përballë Akhmat Grozny-t, që në minutat shtesë humbi një 11-metërsh, që nëse do të realizohej thjesht do të ngushtonte diferencën.

Skuadra e Dakut po udhëhiqte 1-0 kur nisi koha shtesë dhe për të realizuar golin e sigurisë mendoi pikërisht sulmuesi kuqezi, që goditi saktë me kokë. Rubin Kazan më këtë sukses ngjitet në vendin e shtatë me 15 pikë.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll