Sport

VIDEO / Thuram tërheq Interin me 3 gola përballë Torinos!

Pak para përfundimit të kohës së rregullt, Vlasic realizoi me penallti golin e 3-2.

6 Tetor 2024, 00:26 Nga DOSJA
VIDEO / Thuram tërheq Interin me 3 gola përballë Torinos!

ITALI - Interi fitoi 3-2 përballë Torinos në “San Siro” në një ndeshje ku rrezikoi të humbte dy pikë, edhe pse luajti për minuta të tëra në superioritet numerik. Skuadra zikaltër realizoi në minutën e 25-të golin e epërsisë me Thuram, i asistuar nga Bastoni.

Më herët, në minutën e 20-të, Maripan i Torinos u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij në inferioritet numerik.

Në të 35-tën vjen goli i dytë i shënuar nga Thuram, por Torino, edhe pse me një lojtar më pak, ia del të shkurtojë diferencën në 2-1 me Zapatan.

I papërmbajtshëm Thuram, sulmuesi francez shënon golin e tretë personal me fillimin e pjesës së dytë. Pak para përfundimit të kohës së rregullt, Vlasic realizoi me penallti golin e 3-2.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll