Sport

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla shënon golin e parë në La Liga…

Mbrojtësi shtatlartë Marash Kumbulla shënon golin e parë në La Liga, në fitoren 2-1 të Espanyol-it ndaj Mallorcas

5 Tetor 2024, 17:58 Nga DOSJA

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla shënon golin e parë

SPANJE - Vjen dhe goli i parë në La Liga. Mbrojtësi Marash Kumbulla ka “festuar” grumbullimin në Kombëtaren kuqezi, duke shënuar golin e parë në ndeshjen mes Espanyol - Mallorca, e vlefshme për javën e 9-të të La Ligas.

Shqiptari ka kaluar në avantazh ekipin katalanas në minutën e 18-të të sfidës. Pas një harkimi perfekt nga Jofre drejt zonës, mbrojtësi shtatlartë kuqezi ka goditur me kokë, duke shkundur rrjetën e Greif (1-0).

Pas pushimit Jofre ka dyfishuar epërsinë (47’), ndërkohë që Raillo (68’) ngushton në 2-1, rezultat me të cilin përfundon edhe ndeshja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 5 Tetor 2024, 11:00

Pogba ëndërron Botërorin 2026!...

FRANCE - Nuk e kemi parë që nga 29 marsi 2022 me ngjyrat e skuadrës së Francës dhe në një ndeshje miqësore të fit...