Sport

Patrice Evra: "Mbappé nuk mund të përballet ende me Benzema"...

Opionisti i ri i emisionit “Rothen s'enflamme” në RMC, Patris Evra, në diskutimin e tij të parë të premten, me humor të përzier, anekdota personale dhe opinione të forta, me tonin e tij karakteristik.

5 Tetor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Patrice Evra: "Mbappé nuk mund të përballet ende me

FRANCE - Jérôme Rothen dukej i kënaqur këtë të premte në hapjen e emisionit të tij Rothen s'ignée në RMC, kur mirëpriti rekrutin e tij të ri në grupin e tij të opionistëve, Patrice Evra: “Është një krenari e madhe të kem ty, një kënaqësi e madhe që vjen të më bashkohesh në emisionin tim,”- tha ai.

I përmendur disa herë për zhgënjimin e tij të mundshëm me PSG-në gjatë shfaqjes, ish-lojtari i OM, i rritur në rajonin e Parisit, i vendosi shpejt gjërat në vend: “Oh, po fillon mirë! Nuk e urrej PSG-në, e shijoj herë pas here. Unë nuk jam një nga djemtë që luajnë në Marsejë, marrin theksin e Marsejës dhe harrojnë Parisin.

Por kjo nuk e pengoi ish-mbrojtësin e “Djajve të Kuq” të kritikonte projektin parizien, në terma afatshkurtër: “Luis Enrique do të ndërtojë diçka, ai është në rrugën e duhur, por do të duhet kohë, nuk fitohet Champions League me fëmijë... Disa lojtarë nuk kanë as dhjetë ndeshje të Champions League, por tashmë janë marrë për yje, sepse kur të mbërrish në Paris, ata "shtrojnë" tapetin e kuq për ty”.

I nisur për tema të ndryshme aktuale, Patrice Evra sqaroi menjëherë, në mënyrën e tij (“Nuk e kam gjuhën e xhepit”), se toni i tij do të vazhdojë të jetë i drejtpërdrejtë në këtë rol të ri. Nis me mungesën e Kylian Mbappe në grumbullimin e radhës të skuadrës franceze. “Didier e mbron atë, le të jemi të qartë! Mbappé nuk luan më në Paris, ai luan për Real Madridin. Nuk duan të prishin marrëdhëniet me Florentino Pérez...

Unë, çfarë nuk dëgjoj për Mbappé... Unë dua që njerëzit të heqin dorë prej tij. Ai do të ketë sukses, por ne duhet t'i japim kohë dhe ta lëmë të marrë frymë. Pse njerëzit flasin vetëm për Mbappe? Ti je ai që e krijove këtë legjendë, sepse ai fitoi një Kupë Bote.

Por për mua, Mbappé nuk i afrohet ende Benzemas. Me gjithë respektin që kam për të (...) Shiritin (e skuadrës së Francës), nuk do ia kisha dhënë kurrë Mbappes! Ju i jepni gjithçka djalit, si prisni që ai të motivojë veten më pas?”

Gjatë dy orëve të transmetimit, Patrice Evra përdori vazhdimisht përemrin "ti" për të diskutuar mbi rolin e medias. Ish-kapiteni i Bluve, i cili do të shfaqet tre herë në muaj në Rothen s'enflame, tashmë duhet të kuptojë se është pjesë e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll