Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin rrugët kryesore të Pogradecit, aksi që lidh qytetin me Korçën mbulohet nga mjegulla

Mësohet se disa nga rrugët kryesore të Pogradecit janë përmbytur ndërsa në terren ndodhen punonjës të shërbimeve publike dhe policisë bashkiake, të cilët po punojnë për të normalizuar situatën.

4 Tetor 2024, 21:52 Nga N.F
Reshjet e shiut përmbytin rrugët kryesore të Pogradecit, aksi
Përmbytjet

POGRADEC- Moti i keq ditën e sotme ka sjellë përmbytje në disa qytete të vendit. Këtyre përmbytjeve nuk u ka shpëtuar as Pogradeci. Mësohet se disa nga rrugët kryesore të Pogradecit janë përmbytur ndërsa në terren ndodhen punonjës të shërbimeve publike dhe policisë bashkiake, të cilët po punojnë për të normalizuar situatën.

Sipas raportimeve, deri tani nuk ka pasur njoftime për dëme në banesa apo subjekte, ndonëse prurjet e mëdha të ujit kanë shkaktuar shqetësime. Grupi i punës është angazhuar për të pastruar rrugët dhe për të rikthyer qarkullimin normal. Në të njëjtën kohë në aksin nacional Korçë-Pogradec, veçanërisht në zonën e Qafë Plloçës dhe atë të Qafë Thanës, e ka mbuluar mjegulla.

Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar për drejtuesit e mjeteve, duke i kërkuar të ulin shpejtësinë dhe të kufizojnë lëvizjet për të shmangur aksidentet. Po ashtu, është raportuar një prezencë e shtuar e policisë në akset nacionale për të siguruar sigurinë dhe për të asistuar në rast emergjencash.

pogradec korce

Sondazh

Poll